Fuqizojmë njerëzit,
ndërtojmë komunitete.

Rreth Nesh

Fondacioni Dorcas Albania është aktiv në Shqipëri që nga viti 1992, duke krijuar mundësi të qëndrueshme jetese dhe sisteme mbrojtjeje sociale për të moshuarit, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara. Programet tona mbështeten në fuqinë e partneriteteve me organizatat komunitare, sektorin privat, institucionet arsimore dhe autoritetet shtetërore, për të siguruar që puna jonë të ketë ndikim afatgjatë dhe të qëndrueshëm.

Identiteti

Qasja jonë ndërtohet mbi praninë e vazhdueshme në terren, dialogun me komunitetet dhe krijimin e zgjidhjeve që funksionojnë në realitetin e tyre të përditshëm. Ne punojmë me njerëzit për të ndërtuar zgjidhje të qëndrueshme—nga fuqizimi individual deri te forcimi i strukturave komunitare.

Vizioni

Ne besojmë se çdo person është i barabartë dhe se secili ka një potencial unik. Ne punojmë për një botë ku gjithkujt i jepet mundësia të shfaqë potencialin e tij, me dinjitet – për komunitete dhe shoqëri që zhvillohen!

Misioni

Misioni ynë është të qëndrojmë në krah të njerëzve në nevojë, të veprojmë në situata të vështira  përjashtimi dhe krize. Ne qëndrojmë pranë njerëzve dhe komuniteteve në nevojë – dhe së bashku krijojmë mundësi që ata të lulëzojnë

Vlerat

 – Ne punojmë me vendosmëri për të arritur qëllimet tona, duke krijuar impakt afatgjatë.

– Së bashku me njerëzit në nevojë dhe partnerët tanë, krijojmë ndryshim të qëndrueshëm.

– Në qendër të gjithçkaje që bëjmë është dashuria.

Unë Kujdesem për ty

Smiles Program

Programi i Korçës

Kovat Blu

Lubo Kutia e solidaritetit

Vullnetarët

Angazhim Vullnetar

Bëhu Vullnetar

Aktivitete dhe njoftime

Çdo ditë punojmë për të sjellë ndryshim në jetën e njerëzve dhe komuniteteve që mbështesim. Këtu gjeni lajmet, ngjarjet dhe projektet tona më të fundit.

Fushata Kovat Blu

Prezantimi i platformës kombëtare “VoluntEja”

Një hapësirë digjitale bashkëpunuese që lidh organizata, institucione dhe individë me të njëjtin vizion për angazhimin qytetar dhe fuqizimin e komunitetit.

Rruga e Tuasirit drejt suksesit me mbështetjen e programit “SMILES”

Nga një i ri që u kthye nga emigrimi me ëndrra të mëdha, Tuasir sot është shembull i suksesit dhe frymëzimit në Pukë…

Dorcas në rrjetet sociale: Bëhu pjesë e rrjetit tonë

Kjo platformë është ende në ndërtim e sipër. Nëse hasni probleme, ju sigurojmë se do të zgjidhen brenda një kohe shumë të shkurtër.