0 L
Për një Puls të Gjelbëruar të Korçës, ftojmë çdo qytetar, familje, të ri, biznes dhe organizatë t’i bashkohet iniciativës:
“Bashkimi Qytetar – Rruga”, në partneritet me Fondacionin KNK, Dorcas Aid International Albania dhe qytetarë të tjerë të angazhuar, për krijimin e një korridori të ri pyjor në parkun e kodrave të qytetit – një hapësirë që do t’i japë më shumë jetë, ajër dhe gjelbërim Korçës.
 
53 328 m² sipërfaqe e re e gjelbër mbi qytet.
3 333 pemë të reja që do të mbillen së bashku.
VoluntEja – është thirrje për ty që ke dëshirë ti japësh frymë qytetit.
Çdo kontribut i yti, përmes aplikacionit VoluntEja, kthehet në një fidan të ri.
Një pemë me emrin tënd. Një gjurmë e gjallë jete për të ardhmen.
Le të harmonizojmë energjitë!
Le të mbjellim sot atë që do të na mbrojë nesër!

Kjo platformë është ende në ndërtim e sipër. Nëse hasni probleme, ju sigurojmë se do të zgjidhen brenda një kohe shumë të shkurtër.