41 000 L
41 000 L nga 700 000 L

Le të mbledhim 700,000 ALL që pesë anëtarët e familjes Brahimllari të mund të largohen nga streha e improvizuar e pajetueshme dhe të hyjnë në shtëpinë e tyre para dimrit.

Në fshatin Zvirinë, Bashkia Maliq, Gentiani dhe Vjollca jetojnë me dy fëmijët e tyre, 19 dhe 12 vjeç, dhe me nënën 75-vjeçare të Gentianit.

Natën e 21 nëntorit 2025, reshjet e dendura dhe përmbytjet shkaktuan shembjen e shtëpisë së tyre, duke rrezikuar jetën e familjes. Që prej asaj nate, pesë anëtarët jetojnë në një strehë në kushte të vështira në oborrin e shtëpisë së shembur.

Pas emigrimit sezonal në Greqi, Gentiani dhe Vjollca u kthyen dhe nisën vetë rindërtimin. Me kursimet e tyre dhe mbështetjen e Bashkisë Maliq, puna ka filluar, por fondet nuk mjaftojnë për pjesën më urgjente: strukturën, çatinë dhe të paktën një dhomë të banueshme.

Sot, familja jeton me 6,300 ALL ndihmë sociale në muaj. Për shkak të situatës dhe emigrimit, këtë vit nuk kanë mundur as të mbjellin tokën, e cila zakonisht i ndihmon të sigurojnë ushqime për dimër.

Objektivi: 700,000 ALL.

Le t’i ndihmojmë të përfundojnë atë që kanë nisur vetë dhe të kenë një vend të sigurt ku të kalojnë dimrin pasi aty ku jetojnë sot dimri për ta do jetë i vështirë.

Një kontribut prej 500, 1,000 apo 5,000 lekësh mund të duket i vogël më vete, por së bashku mund ta çojë familjen Brahimllari drejt shtëpisë së saj.

Dhuro sot.

Shpërndaje fushatën.

Çdo kontribut dhe çdo shpërndarje na afron me plotësimin e ëndrrës së tyre.

Pesë njerëz. Një shtëpi për t’u rindërtuar. Një komunitet që mund ta bëjë të mundur. 💙