Aktivitete
Si SMILES ndryshoi jetën e Tuasir dhe frymën e komunitetit në Pukë
Nga një i ri që u kthye nga emigrimi me ëndrra të mëdha, Tuasir sot është shembull i suksesit dhe frymëzimit në Pukë. Çelësi i këtij transformimi ishte programi SMILES i Dorcas, i cili i ofroi më shumë se një grant financiar: Tuasir përfitoi trajnime të dedikuara për sipërmarrjen, menaxhimin e financave, hartimin e planeve të biznesit dhe promovimin e shërbimeve në platformat online. Përmes mentorimit të vazhdueshëm, ai mësoi të ndërtojë rrjete bashkëpunimi me guida lokale dhe prodhues të zonës, duke e kthyer idenë e tij në realitet – bujtinën “Riza”.
Sot, falë mbështetjes së SMILES, Tuasir ka krijuar vende të reja pune, ka rritur ndërgjegjësimin për sipërmarrjen tek të rinjtë dhe ka sjellë një frymë të re bashkëpunimi në komunitet. Historia e tij është dëshmi e fuqisë që ka një program gjithëpërfshirës për të ndryshuar jetën e individit dhe për të nxitur zhvillimin e qëndrueshëm në zonat rurale.
Prezantimi i platformës kombëtare “VoluntEja” — një hapësirë digjitale bashkëpunuese që lidh organizata, institucione dhe individë me të njëjtin vizion për angazhimin qytetar dhe fuqizimin e komunitetit.
Kjo platformë është një mjet gjithëpërfshirës që ofron mundësi konkrete për pjesëmarrje aktive dhe ndërveprim ndërmjet brezave dhe aktorëve të ndryshëm në rajonin e Korçës.
Nga kjo iniciativë u realizua konkursi midis 3 grupeve vullnetarë nga rajoni i Korçës, me ide të mrekullueshme për përmirësimin e jetës së komunitetit:
- Udhetarët! – nga Kolegji “Preka”, Korçë; me projektin “Miqtë me Katër Putra”
- Ko.V.A + (Korca Volunteering Activism) nga shkolla “Ymer Dishnica”, Korçë; me projektin: “Lubo.Kutia e solidaritetit”
- “Zemra e Komunitetit”, nga shkolla e bashkuar ‘Isuf Dalipi’, Mollaj; me projektitn “Këndet e Harmonisë, Fëmijë që Luajnë, të Moshuar që Gëzojnë
Të treja idete konkuruese do I gjeni të publikuara në platformën VoluntEja për të ftuar, të tjerë dhurues që ti bashkohen nismave vullnetarë të të rinjve.
Fitues u shpall projekti “Lubo.Kutia e solidaritetit” nga shkolla “Ymer Dishnica”, i cili do të mbështetet financiarisht nga Dorcas Aid International Albania.