Mundësi Vullnetarizmi

Organizuar nga Dorcas Albania, ky aktivitet synon të angazhojë vullnetarë për të kontribuar në fushatën “Kovat Blu”. Fushata ka për qëllim grumbullimin e ushqimeve të shportës për 500 familje në Qarkun e Korçës. Nga këto, 355 janë të moshuar të vetmuar dhe në kushte të varfërisë ekstreme, ndërsa pjesa tjetër janë familje në nevojë. Ushqimet do të dhurohen nga komuniteti.

Kujdes dhe logjistikë gjatë zhvillimit të aktivitetit.

  • Vendi i takimit: Tek hyrja e supermarketit Conad/Elisabet, pranë Drejtorisë Arsimore.
  • Vullnetarët do të komunikojnë me klientët e supermarketit, duke u shpjeguar qëllimin e fushatës, mënyrën e funksionimit dhe produktet që mund të dhurohen.
  • Pritet që vullnetarët të tregojnë respekt dhe mirësjellje ndaj komunitetit që do të jetë prezent në supermarket, të komunikojnë në mënyrë korrekte dhe të sjellshme
  • Të tregojnë mirëkuptim në rast refuzimi ose mungese dëshire për të dhuruar.
  • Të shmangin debatet në rast reagimesh emocionale.
  • Imponimi nuk është qëllim i kësaj fushate. Qëllimi është ndërgjegjësimi i komunitetit për kujdesin ndaj njerëzve në nevojë.

Menaxhimi i donacioneve

Ushqimet do të grumbullohen në kovat blu të vendosura në supermarket.
Në fund të aktivitetit, ato do të mblidhen nga stafi i Dorcas Albania dhe do t’u shpërndahen familjeve përkatëse në nevojë.

Kjo platformë është ende në ndërtim e sipër. Nëse hasni probleme, ju sigurojmë se do të zgjidhen brenda një kohe shumë të shkurtër.