Fuqizimi Social, Mbrojtja dhe Zhvillimi i Integruar i Grupeve të Ndjeshme në Rajonin e Korçës

Ky është një program trevjeçar që zbatohet në rajonin e Korçës, në katër bashki: Korçë, Maliq, Devoll dhe Pustec.

Programi mbështetet në tre qasje: “ Rrjetat e Sigurisë në Komunitet”, “Familje në Zhvillim ” dhe “E Ardhmja për Fëmijët”. Këto qasje zbatohen në mënyrë të ndërlidhur dhe të integruar, duke çuar në rritjen e kohezionit social ndërmjet grupeve përfituese dhe në krijimin e grupeve aktive komunitare.

Ndërhyrja bazohet në qasjen “Zhvillimi i Komunitetit i Bazuar në Asetet ekzistuese (ABCD), e cila merr si pikënisje burimet dhe potencialet ekzistuese në nivel individual dhe komunitar (lokal), duke fuqizuar grupet e synuara që të udhëheqin proceset e tyre të zhvillimit.

Grupet kryesore përfituese janë: të moshuarit e margjinalizuar, të rinjtë e margjinalizuar, familjet në zonat urbane dhe rurale, si edhe fëmijët (kryesisht) nga këto familje të margjinalizuara.

Ky program është vazhdim i programit të mëparshëm KID, por i bazuar në fazat e qëndrueshmërisë së Dorcas dhe i zhvilluar në komunitete të reja. Synimi kryesor është të rritet fokusi dhe veprimi në nivel komuniteti dhe shoqërie, duke çuar në forcimin e strukturave lokale, rritjen e mbështetjes nga qeverisja vendore dhe transferimin e komponentëve dhe modeleve të programit te aktorët dhe palët vendore.

Kjo platformë është ende në ndërtim e sipër. Nëse hasni probleme, ju sigurojmë se do të zgjidhen brenda një kohe shumë të shkurtër.