Ky program ofron një qasje të integruar për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve që jetojnë në kushte të cënueshme në Tropojë dhe Pukë.
Programi bazohet në dy konceptet kryesore të Dorcas: Fuqizimi dhe Mbrojtja Sociale si dhe dhe Sipërmarrja Përfshirëse. Kështu, komponentët socialë dhe ata ekonomikë të programit SMILES plotësojnë dhe fuqizojnë njëri-tjetrin.
Tropoja dhe Puka kanë kushte të ngjashme sociale dhe ekonomike, duke përfaqësuar një zonë rurale e malore të varfër, ku bujqësia në shkallë të vogël, rritja e bagëtive dhe biznesi i vogël janë ndër aktivitetet kryesore të jetesës. Izolimi, mungesa e mbështetjes shtetërore dhe kapacitetet e kufizuara individuale e institucionale, ndër faktorë të tjerë, kanë ruajtur një sistem jetese gjysmë-vetëmbajtës, të bazuar në metoda tradicionale prodhimi dhe të ardhura të ulëta.
SMILES bashkon një sërë aktorësh që jo vetëm përfitojnë nga programi, por gjithashtu do të promovojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe sektorit të turizmit në rajon, duke siguruar që ky proces të udhëhiqet dhe të zotërohet nga vetë komuniteti lokal.
Ndërhyrja krijon lidhje të qëllimshme me njerëzit vendas dhe mënyrat e tyre të jetesës, në mënyrë që i gjithë rajoni të përfitojë, e jo vetëm një pjesë e privilegjuar. Për më tepër, do të zhvillohen rrjete sigurie sociale për njerëzit më të margjinalizuar që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë.
Nëpërmjet Fuqizimit dhe Mbrojtjes Sociale, ndërhyrja synon të krijojë bazat për bashkëpunim të shtuar dhe struktura të forta komunitare, që mund të luajnë një rol të qëndrueshëm në procesin e zhvillimit lokal. Në këtë drejtim, qasja Zhvillimi i Komunitetit i Bazuar në Asetet ekzistuese (ABCD) është thelbësore për fuqizimin e individëve dhe grupeve që të identifikojnë dhe përdorin burimet që tashmë ekzistojnë në komunitetet e tyre.
Grupet kryesore përfituese të programit janë:
- Fermerët e vegjël dhe të mesëm
- Pronarët e bujtinave të vogla
- Individë me potencial për gjenerim të ardhurash
- Të rinjtë dhe fëmijët
- Familjet e margjinalizuara
- Personat e moshuar