Qarku i Korçës është një nga zonat me përqindje të lartë të popullsisë së moshuar në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit, mbi 20% e popullsisë është mbi 65 vjeç. Ka një numër të lartë të të moshuarve që jetojnë vetëm ose pa mbështetje familjare dhe ndihma sociale dhe kujdesi institucional janë të kufizuara ose të pamjaftueshme. Në të njëjtën kohë, gratë e papuna përbëjnë një burim të rëndësishëm njerëzor që mund të aktivizohet për të përmbushur një nevojë sociale, ndërkohë që përfitojnë trajnime, përvojë pune dhe mbështetje për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social.
Ky projekt ndërthuret në mënyrë të natyrshme me:
· Nevojën për shërbime komunitare për të moshuarit
· Fuqizimin ekonomik dhe social të grave punëkërkuese
· Promovimin e vullnetarizmit, solidaritetit dhe përfshirjes sociale
· Zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit lokal në Korçë
Duke përfshirë gra të papuna në ofrimin e kujdesit social për të moshuarit, projekti ndihmon në:
· Zbutjen e izolimit të të moshuarve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre
· Krijimin e mundësive të reja për gratë nëpërmjet trajnimeve, angazhimit në komunitet dhe punësimit të mundshëm në të ardhmen
· Ndërtimin e një modeli bashkëpunimi midis institucioneve lokale, OJF-ve dhe komunitetit për adresimin e problemeve sociale në mënyrë të integruar
Qëllimi primar i projektit është:
Zhvillimi i Aftësive të Buta dhe Përgatitja për Tregun e Punës për Gratë Punëkërkuese.
Aftësitë që do të zhvillohen përmes projektit:
1. Trajnime për shërbimin në familje ndaj të moshuarve
2. Trajnime për zhvillimin e aftësive të buta
3. Trajnime për aftësimin për tregun e punës
Projekti kontribuon në:
· Rritjen e vetë-mjaftueshmërisë dhe vetëbesimit
· Uljen e përjashtimit social dhe ekonomik
· Rritjen e mundësive dhe aftësive për punësim të qëndrueshëm.