Projektet Tona

Ky program ofron një qasje të integruar për përmirësimin e mirëqenies së njerëzve që jetojnë në kushte të cënueshme në Tropojë dhe Pukë.

Programi bazohet në dy konceptet kryesore të Dorcas: Fuqizimi dhe Mbrojtja Sociale si dhe dhe Sipërmarrja Përfshirëse. Kështu, komponentët socialë dhe ata ekonomikë të programit SMILES plotësojnë dhe fuqizojnë njëri-tjetrin.

Tropoja dhe Puka kanë kushte të ngjashme sociale dhe ekonomike, duke përfaqësuar një zonë rurale e malore të varfër, ku bujqësia në shkallë të vogël, rritja e bagëtive dhe biznesi i vogël janë ndër aktivitetet kryesore të jetesës. Izolimi, mungesa e mbështetjes shtetërore dhe kapacitetet e kufizuara individuale e institucionale, ndër faktorë të tjerë, kanë ruajtur një sistem jetese gjysmë-vetëmbajtës, të bazuar në metoda tradicionale prodhimi dhe të ardhura të ulëta.

SMILES bashkon një sërë aktorësh që jo vetëm përfitojnë nga programi, por gjithashtu do të promovojnë dhe kontribuojnë në zhvillimin e ekonomisë lokale dhe sektorit të turizmit në rajon, duke siguruar që ky proces të udhëhiqet dhe të zotërohet nga vetë komuniteti lokal.

Ndërhyrja krijon lidhje të qëllimshme me njerëzit vendas dhe mënyrat e tyre të jetesës, në mënyrë që i gjithë rajoni të përfitojë, e jo vetëm një pjesë e privilegjuar. Për më tepër, do të zhvillohen rrjete sigurie sociale për njerëzit më të margjinalizuar që kanë vështirësi në përmbushjen e nevojave bazë.

Nëpërmjet Fuqizimit dhe Mbrojtjes Sociale, ndërhyrja synon të krijojë bazat për bashkëpunim të shtuar dhe struktura të forta komunitare, që mund të luajnë një rol të qëndrueshëm në procesin e zhvillimit lokal. Në këtë drejtim, qasja Zhvillimi i Komunitetit i Bazuar në Asetet ekzistuese (ABCD) është thelbësore për fuqizimin e individëve dhe grupeve që të identifikojnë dhe përdorin burimet që tashmë ekzistojnë në komunitetet e tyre.

Grupet kryesore përfituese të programit janë:

  • Fermerët e vegjël dhe të mesëm
  • Pronarët e bujtinave të vogla
  • Individë me potencial për gjenerim të ardhurash
  • Të rinjtë dhe fëmijët
  • Familjet e margjinalizuara
  • Personat e moshuar

Qarku i Korçës është një nga zonat me përqindje të lartë të popullsisë së moshuar në Shqipëri. Sipas të dhënave më të fundit, mbi 20% e popullsisë është mbi 65 vjeçKa një numër të lartë të të moshuarve që jetojnë vetëm ose pa mbështetje familjare dhe ndihma sociale dhe kujdesi institucional janë të kufizuara ose të pamjaftueshme. Në të njëjtën kohë, gratë e papuna përbëjnë një burim të rëndësishëm njerëzor që mund të aktivizohet për të përmbushur një nevojë sociale, ndërkohë që përfitojnë trajnime, përvojë pune dhe mbështetje për fuqizimin e tyre ekonomik dhe social. 

 Ky projekt ndërthuret në mënyrë të natyrshme me: 

·       Nevojën për shërbime komunitare për të moshuarit 

·       Fuqizimin ekonomik dhe social të grave punëkërkuese 

·       Promovimin e vullnetarizmit, solidaritetit dhe përfshirjes sociale 

·       Zhvillimin e qëndrueshëm të komunitetit lokal në Korçë 

Duke përfshirë gra të papuna në ofrimin e kujdesit social për të moshuarit, projekti ndihmon në: 

·       Zbutjen e izolimit të të moshuarve dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre 

·       Krijimin e mundësive të reja për gratë nëpërmjet trajnimeve, angazhimit në komunitet dhe punësimit të mundshëm në të ardhmen 

·       Ndërtimin e një modeli bashkëpunimi midis institucioneve lokale, OJF-ve dhe komunitetit për adresimin e problemeve sociale në mënyrë të integruar 

Qëllimi primar i projektit është:

Zhvillimi i Aftësive të Buta dhe Përgatitja për Tregun e Punës për Gratë Punëkërkuese. 

Aftësitë që do të zhvillohen përmes projektit: 

1. Trajnime për shërbimin në familje ndaj të moshuarve  

2. Trajnime për zhvillimin e aftësive të buta   

3. Trajnime për aftësimin për tregun e punës 

Projekti kontribuon në:

·       Rritjen e vetë-mjaftueshmërisë dhe vetëbesimit 

·       Uljen e përjashtimit social dhe ekonomik 

·       Rritjen e mundësive dhe aftësive për punësim të qëndrueshëm.

Ky është një program trevjeçar që zbatohet në rajonin e Korçës, në katër bashki: Korçë, Maliq, Devoll dhe Pustec.

Programi mbështetet në tre qasje: “ Rrjetat e Sigurisë në Komunitet”, “Familje në Zhvillim ” dhe “E Ardhmja për Fëmijët”. Këto qasje zbatohen në mënyrë të ndërlidhur dhe të integruar, duke çuar në rritjen e kohezionit social ndërmjet grupeve përfituese dhe në krijimin e grupeve aktive komunitare.

Ndërhyrja bazohet në qasjen “Zhvillimi i Komunitetit i Bazuar në Asetet ekzistuese (ABCD), e cila merr si pikënisje burimet dhe potencialet ekzistuese në nivel individual dhe komunitar (lokal), duke fuqizuar grupet e synuara që të udhëheqin proceset e tyre të zhvillimit.

Grupet kryesore përfituese janë: të moshuarit e margjinalizuar, të rinjtë e margjinalizuar, familjet në zonat urbane dhe rurale, si edhe fëmijët (kryesisht) nga këto familje të margjinalizuara.

Ky program është vazhdim i programit të mëparshëm KID, por i bazuar në fazat e qëndrueshmërisë së Dorcas dhe i zhvilluar në komunitete të reja. Synimi kryesor është të rritet fokusi dhe veprimi në nivel komuniteti dhe shoqërie, duke çuar në forcimin e strukturave lokale, rritjen e mbështetjes nga qeverisja vendore dhe transferimin e komponentëve dhe modeleve të programit te aktorët dhe palët vendore.

Kjo platformë është ende në ndërtim e sipër. Nëse hasni probleme, ju sigurojmë se do të zgjidhen brenda një kohe shumë të shkurtër.