19 500 L

Fushata “Dhuro një çantë, Ndriço një ëndërr” është nisma e shtatorit e Fondacionit Dorcas Albania, në bashkëpunim me Qendrën Rinore Korçë. Synimi është i thjeshtë: 100 çanta për 100 fëmijë në nevojë, të gatshme për ditën e parë të shkollës.

Pse një çantë?

Për disa fëmijë, fillimi i shkollës është emocion. Për të tjerë, është një kujtesë se diçka e rëndësishme u mungon. Një çantë e re. Disa fletore. Lapsat për të shkruar ëndrrat e tyre. Janë gjëra të vogla për shumë prej nesh, por për një fëmijë mund të nënkuptojnë dinjitet, përfshirje dhe një fillim të ri.

Për shumë fëmijë, një çantë shkolle nuk është thjesht një çantë. Është vetëbesim, përfshirje dhe një fillim i ri. Këtë shtator, le t’u japim 100 fëmijëve në nevojë mundësinë të nisin shkollën me më shumë dinjitet, gëzim dhe shpresë.

Pse të kontribuoni?

Të bësh DIFERENCËN
Një çantë e kompletuar heq një barrë reale nga familja dhe i jep fëmijës të njëjtin start si shokët e klasës.

Të bëhesh pjesë aktive e KOMUNITETIT
Çdo kontribut ndërton një komunitet ku asnjë fëmijë nuk mbetet pas në ditën e parë të shkollës.

Një çantë sot. Një ëndërr më shumë nesër.

Si mund të kontribuoni?

  • Duke dhuruar një çantë — të re ose të përdorur në gjendje të mirë, të kompletuar me materiale shkollore. Dhurimet pranohen në ambientet e Qendrës Rinore Korçë.
  • Duke dhuruar financiarisht — ne kujdesemi të blejmë çantat dhe materialet shkollore dhe t’ua dorëzojmë fëmijëve në nevojë.

Afati: 20 Gusht – 25 Shtator 2026
Ku: Qendra Rinore Korçë

Kjo platformë është ende në ndërtim e sipër. Nëse hasni probleme, ju sigurojmë se do të zgjidhen brenda një kohe shumë të shkurtër.