L

“Miqtë me Katër Putra” është një nismë e nxënësve të Kolegjit “Preka”, e krijuar për të përmirësuar marrëdhënien mes qytetarëve të Korçës dhe kafshëve endacake, duke promovuar kujdesin, mbrojtjen dhe adoptimin e tyre. Korça përballet prej vitesh me problematikën e qenve endacakë, çka shkakton rrezik për këmbësorët, imazh negativ për turistët, përhapje të mundshme sëmundjesh dhe rrezik edhe për kafshët shtëpiake. Institucionet lokale kanë mjete të kufizuara për ta menaxhuar këtë situatë, ndaj përfshirja e komunitetit bëhet thelbësore.

Nisma synon të rrisë ndërgjegjësimin human dhe qytetar, të ulë në mënyrë humane numrin e qenve endacakë dhe të fuqizojë të rinjtë si aktorë aktivë të ndryshimeve pozitive. Përmes krijimit të një klubi vullnetar me të paktën 20 të rinj, zhvillimit të tre fushatave ndërgjegjësuese dhe mbështetjes së të paktën 50 rasteve të trajtimit, ushqimit ose adoptimit, projekti do të sjellë një ndikim të prekshëm në komunitet. Gjithashtu do të ngrihet një platformë online për edukim dhe promovim të adoptimeve.

Me mbështetjen tuaj, Korça mund të bëhet një qytet më i sigurt, më human dhe më mikpritës si për njerëzit, ashtu edhe për kafshët. Bashkohuni me ne për të sjellë ndryshimin!

Kjo platformë është ende në ndërtim e sipër. Nëse hasni probleme, ju sigurojmë se do të zgjidhen brenda një kohe shumë të shkurtër.